Kushdo qe do te behet i madh

«Secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj» (Mateu 20:26, 27).

Ka dy lloje të madhështisë në Dhiatën e Re dhe është e dobishme t’i dallojmë ato. Ka një madhështi që lidhet me pozitën e dikujt dhe një madhështi tjetër që lidhet me karakterin personal të dikujt.

Duke folur për Gjon Pagëzorin, Jezusi tha se nuk ka patur asnjë profet më të madh se ai (Luka 7:28). Këtu Shpëtimtari po fliste për madhështinë e pozitës së Gjonit. Asnjë profet tjetër nuk kishte patur privilegjin të ishte pararendësi i Mesias. Kjo nuk do të thotë që Gjoni kishte një karakter më të mirë se ndonjë prej profetëve të Dhiatës së Vjetër, por vetëm se detyra që i ishte ngarkuar ishte unike – paraqitja e Qengjit të Perëndisë që heq mëkatin e botës.

Në Gjoni 14:28 Jezusi u tha dishepujve: «Ati im është më i madh se unë». A kuptoi Ai se Ati i Tij ishte më i madh personalisht. Jo, pasi të gjithë anëtarët e Hyjnisë janë të barabartë. Ai tha se Ati ishte i kurorëzuar në lavdinë qiellore, ndërsa Ai vetë po përbuzej dhe refuzohej nga njerëzit në tokë. Dishepujt duhet të gëzoheshin për faktin që Jezusi po kthehej tek Ati, pasi atëherë Ai do të kishte të njëjtën pozitë të lavdishme si Ati.

Të gjithë besimtarët gëzojnë një pozitë të madhe për shkak të identifikimit të tyre me Zotin Jezus. Ata janë bij të Perëndisë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë me Jezus Krishtin.

Por më pas Dhiata e Re flet edhe për madhështinë personale. Për shembull, në Mateu 20:26, 27 Jezusi tha: «Secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj». Madhështia këtu është një madhështi e karakterit personale, që demonstrohet nga një jetë shërbimi për të tjerët.

Shumica e njerëzve janë të interesuar vetëm për madhështinë për sa i përket pozitës së tyre. Zoti Jezus iu referua kësaj kur tha: «Mbretërit e kombeve i sundojnë ata, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi ta quhen bamirës» (Lu. 22:25). Por për sa i përket karakterit personal, ata mund të jenë krejt pa madhështi. Ata mund të jenë shkelës të kurorës, mashtrues dhe pijanecë.

I krishteri kupton se madhështia e pozitës pa madhështinë e karakterit është e pavlerë. Çfarë ka brenda dikujt është ajo që ka rëndësi. Fryti i Frymës është më i rëndësishëm se një post i lartë në shkallën e korporatës. Është më mirë që të radhitesh midis shenjtorëve sesa midis yjeve.

Bibla qe vazhdon te me shoqeroje

Bibla qe vazhdon te me shoqeroje

1 (1)Nje shoqes sime,kur ishim studente ,shoqet e dhomes i kishin dhuruar nje Bibel. Kur e pashe ,me kapak te zi ,e vogel dhe me shkronja te vogla ndjeva trishtim per te ,qe ne nje dite te vecante,shoqet qe merreshin me fene i dhuronin nje liber qe ju perkiste atyre.-` Po,keto qenkan keputur `,,i thashe dhe filluam te qeshnim te dyja.

Pas nje viti njoha njoha disa mike ,qe jetonin jeten me kaq pasion dhe gezim dhe lexonin Biblen. Vetem duke pare jeten e tyre ,fillova ti hedh nje sy ,por pas 17 viteve e kam bere fertele duke e lexuar dhe rilexuar. Ata, qe me njohin e dine ,qe une s`mund te jetoj pa lexuar,por asnje liber, asnje liber nuk me ka ndikuar si Bibla. E thjeshte ne dukje ,por me ka dhene zemer kur kam pasur nevoje per ngushellim,me ka treguar se ka fillim te fresket ,kur gjithshka perreth te thote s`ka me shprese ,me ka bere te skuqem kur kam qene krenare dhe plot zili per te tjeret ,Me ka bere te marre force kur isha krejt e hutuar, me ka treguar per dashurine kur nuk dija as si te doja veten time, me ka bere te shoh nje dore qe zgjatet drejt meje dhe te degjoj nje ze ,qe me thote ,-~vazhdo bija ime,Jemi bashke `Zeri i Atit tim ,Perendise sim.

Sot ,ndersa ,po e lexoja ,si nje femije ne heshtje me plot sinqeritet i thashe;-`Nuk do te ndroj me asgje Bibla ime` Kapakun ja kam zbukuruar me lule pranverore.

Njeriu dhe zogjte

Filmi “Njeriu dhe Zogjtë” tregon përjetimin e nje burri, në kërkimin e sinqertë të shpjegimit të vërtetë të Krishtindjes!
Ai (Jezusi) u bë si njëri prej nesh, që të mund të komunikonte të vërtetën e Perëndisë me ne!

“Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish…” Letra e Apostullit Pal, drejtuar Timoteut, Dhiata e Re.

“Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” Ungjilli sipas Gjonit 1:14.

Pyetja Mahnitese