Nga një artikull që lexova sot, një lutje e sugjeruar (jo magjike:) ndërsa kemi hyrë në vitin e ri;

Perëndi, ne të adhurojmë ty me gjithcka që jemi (Psalmi 103:2-3), duke ditur se forca jonë vjen nga gëzimi në ty (Nehemia 8:10) tani dhe gjithmonë.

Ne të lavdërojmë ty për mëshirën tënde, që na i ke falur mëkatet tona(Efesianëve 1:7). Na kujto ne që mëshira gjithmonë triumfon mbi gjykimin (Jakobi 2:13), dhe që vetëm ti, Perëndia i gjithë hirit, do të na restaurosh dhe do të na bësh të fortë (1 Pjetri 5:10).

Ripërtëriji zemrat tona këtë vit, dhe lëje Shpirtin tënd të butë të na drejtojnë në rrugën e duhur(Psalmi 143:10).

Të lutem na jep paqe në zemrat tona (Fjalët e urta 14:30). Barrët tona le të na drejtojnë tek ti që të pushojmë në ty ndërsi afrohemi tek Ti cdo ditë e më shumë (Mateu 11:28).

Na ndihmo të mbushim mendjet tona me të vërtetën, drejtësinë, bukurinë dhe të gjitha gjërat që janë të denja për (Filipianëve 4:8).

Faleminderit, Perëndi, për premtimin tënd që do të kujdesesh për ne gjithmonë (Psalmi 32:8) dhe që do të na mbash lart me dorën tënde të djathtë të fuqishme (Isaia 41:10).

Faleminderit, Perëndi, që na jep shpresë dhe një të ardhme (Jeremia 29:11). Le të shfrytëzojmë cdo mundësi për të vepruar gjatë vitit të ri, duke i fiksuar sytë tanë mbi Jezusin (Hebrenjve 12:1-2).

Pyetja Mahnitese