Lëri të shkojnë!

Lëri të shkojnë!

“Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët” 1 Gjonit 2:19

Çdo marrëdhënie në jetën tënde është për një arsye dhe një stinë. Përkushtimi yt ndaj familjes sate duhet të jetë për gjithë jetën; marrëdhëniet e tjera mund të kenë afate kohorë. Prandaj, kur dikush largohet, mos u përpiq që t’i bindësh për të qëndruar me ty, për të të dashur, për të të marrë në telefon, për të ardhur për të të parë apo për të qëndruar lidhur ngushtë me ty. Fati yt nuk është i lidhur me ata që largohen prej tej.

Gjoni shkruan: “Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët”.

Njerëzit largohen prej teje për shkak se nuk janë të lidhur me ty. Dhe nëse ata nuk janë të lidhur me ty, ti nuk duhet të përpiqesh që t’i bësh ata të qëndrojnë. Kjo nuk do të thotë se ata janë njerëz të këqij; thjesht do të thotë që pjesa e tyre në historinë tënde ka përfunduar.

Ti duhet ta kuptosh se kur një marrëdhënie merr fund dhe me hir t’i thuash ‘mirupafshim’, duke e ditur se cilatdo qofshin marrëdhëniet që Perëndia do që ti të kesh, Ai edhe do t’i sigurojë. Ndalo së luturi atyre që të qëndrojnë – lëri të shkojnë! Të kapesh pas një marrëdhënieje, stina e të cilës ka përfunduar, vetëm sa do të ta lëndojë zemrën. Pasi Loti u largua prej Abrahamit, ai hyri në një nivel të ri të bekimeve të Perëndisë.

Kur Orpah e la Naomin dhe u kthye në Moab, Ruthi qëndroi me të dhe si Naomi ashtu edhe Ruthi u bekuan prej Perëndisë. Ti duhet ta dish se kush i përket dhe kush nuk i përket jetës sate. Nëse po mbahesh tek dikush që nuk të përket dhe që nuk duhet të jetë pjesë e jetës tënde, fjala për ty sot është – lëri të shkojnë!

TË QËNDROSH ULUR APO TË SHËRBESH?

TË QËNDROSH ULUR APO TË SHËRBESH?

‘Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?’ Luka 22:27

Bota nderon pasurinë, pushtetin, talentin dhe famën. Dhe ndonjëherë e konsideron shërbimin si poshtërues. Por Jezusi përdori një matës tjetër kur Ai i pyeti dishepujt: ‘Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?’. Më pas, Ai iu përgjigj pyetjes duke thënë: ‘E, pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben’. Pali tha se Jezusi
‘Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori’ Filipianëve 2:7.

Që të jesh një shërbëtor, ti duhet ta zbrasësh veten nga pasja e vetes në qendër dhe kjo kërkon që ti të vdesësh për veten.

Si të krishterë, neve na pëlqen që ta quajmë veten shërbëtorë, por si reagojmë kur na trajtojnë si të tillë? Në dhomën e sipërme dishepujt po kërkonin për një vend ku të uleshin që binte në sy, por Jezusi po kërkonte për një vend ku të shërbente! Ndërsa ata prisnin që t’u shërbehej, Ai mori një legen dhe ua lau këmbët e tyre të pista e me kallo. A mund ta imagjinosh se si u ndjenë ata? Bota e bazon rëndësinë tek numri i njerëzve që po të shërbejnë ty, por Perëndia është më shumë i interesuar në numrin e njerëzve që ti po u shërben. Ai i nderon ata që shërbejnë me vetëmohim, pa u ankuar apo kërkuar mirënjohje.

E vërteta është, se duhet më shumë karakter për t’u shërbyer të tjerëve se sa të qëndrosh i ulur duke pritur që të të shërbejnë.

Prandaj, ja ku vjen dhe pyetja: a je duke qëndruar më shumë ‘ulur’ apo je duke ‘shërbyer’ në këtë kohë? Nëse po, është koha që t’i kërkosh Perëndisë për një frymë jo egoiste dhe një zemër shërbëtori dhe të fillosh të kërkosh për mundësi që të shërbesh kudo ku Ai të ka vendosur. Pse? Sepse Jezusi jetoi që të shërbente dhe Fjala e Tij për ty është: ‘Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti’
Gjoni 15:20 .

Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Një burrë anglez, i cili fitoi përpara 10 vitesh mbi 10 milionë euro në një lotari, sot është punëtor qymyri që paguhet 10 euro në orë, pasi nga fitimet e lotarisë nuk ka më asgjë.

Për “Mirror”, Michael Carroll ka thënë se e ka shpenzuar të gjithë pasurinë me pije, drogë dhe femra, në atë që e quan “periudha më e bukur” e jetës së tij.

“Nuk pendohem fare. Kam bërë qejf sa kam dashur. Nuk do të doja kurrë të ktheja kohën pas. Sot bëj një jetë të mirë, të lirë dhe jam më i lumtur”, tha Carroll.

Kur ishte 19 vjeç ai bleu për 1 euro biletën që e bëri miliarder dhe që i ndryshoi stilin e jetesës.

“Sa zgjohesha, thithja 3 viza kokainë dhe pija gjysmë shishe vodka. Pas kësaj, ngrihesha nga shtrati. U bëra i alkoolizuar. Kam shpenzuar shumë edhe me pushime ekstavagante”, thotë Carroll, i cili duhet thënë se rreth 5 milionë euro ua ka shpërndarë të afërmve të tij.

Të tjerat janë shpenzuar me blerjen e 3 shtëpive të mëdha dhe makinave sportive. Por, edhe me femra, pasi, sipas tij, ka fjetur me rreth 4000 femra gjatë kësaj periudhe.

Në vitin 2013 u shpall i falimentuar dhe nisi të jetonte me asistencë sociale. Sot, punon 7 ditë në javë me qymyr dhe jeton me qira në një apartament modest. Carroll vazhdon të blejë bileta loterie dhe thotë se nëse ka sërish fat, këtë radhë do të vazhdojë punën që ka në mënyrë që të qëndrojë larg telasheve.

Pyetja Mahnitese