Lavdia e Perendise nuk mund te sfidohet nga askush

Lavdia e Perendise nuk mund te sfidohet nga askush

1 Samueli 5:1-11

Filistenjte menduan qe e mposhten Izarelin dhe arka u be nje trofe fitoreje. E moren arken dhe e vendosen prane perendise se tyre kryesore qe ishte Dagoni. Ne letersine antike Dagoni njihet si perendia I perendive, si ati I Baalit. Le te lexojme 1 Samueli 5:1-6

1 Atëherë Filistejtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod; pastaj Filistejtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit. Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij. Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu. Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod. Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.

Qe ne fillim te historise shikon dicka interesnte. Perendia jo vetem qe nuk e lejoi Izraelin ta trajtonte arken si nje kuti magjike por nuk I lejon as filistenjte ta trajtojne ate si nje trofe fitoreje per ta.

Ja si mund ta kene imagjinuar filistenjte: Si nje ndeshje ne ring midis 2 peshave te renda.

Ne njeren ane eshte Dagoni qe entuziasmonte popullin e filistenjte dhe ne anen tjeter arka e Perendise. Dhe raundi I pare fillon. Dagoni rrezohet me fytyre perdhe para arkes se Perendise dhe filistenjte jane te cuditur si ka mundesi? Cfare ndodhi? Dagoni eshte kampioni I perendive. Kjo nuk mund te ndodhe. Kreret e vendit me siguri jane prpjekur per ta justifikuar. Ndoshta ka patur ndonje ere te forte mbreme dhe e ngrejne Dagonin dhe e vendosin edhe njehere ne vend.

Raundi I dyte. Kasaj rradhe Dagoni jo vetem qe bie pertoke para arkes por kesaj rradhe gjymtyret dhe koka jane keputur nga vendi. Ketu filistenjete me siguri kane filluar te shohin se dicka nuk po shkon mire. Perendia I tyre me I fuqihem rrezohet pertoke copa copa. Lajmi perhapet dhe bashke me lajmin perhapet dhe nje semundje qe merr qindra dhe mijera njerez. Dhe shkrimi e shpjegon se pse ndodhi kjo. Tek 1 Samueli 5:6

Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.      

1 Samueli 5:6

Kjo semundje shkaktoi nje krize ne gjithe vendin njesoj si covidi po shkkton ne mbare boten dhe kreret e Ashdodit fillojne te marrin masa distance sic e shohim tek 5:7

Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë”.

Keshtu vendosin ta levzin arken ne nje qytet tjeter ne qytetin e Gathit. Ndoshta gjerat do te shkojne me mire atje. Por edhe atje ndodh e njejta gje. 5:9

Kështu arka e Perëndisë të Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit të saj, dora e Zotit u kthye kundër atij qyteti, duke i shkaktuar një lemeri të madhe; dhe Zoti i goditi njerëzit e qytetit, të mëdhenj e të vegjël, me një epidemi hemoroidesh.

Por drejtuesit e filistenjve refuzuan te pranonin humbjen. Ne vg 10 ata vendosin ta cojne arken ne Akron por njerezit atje I cojne fjale: Flm prej jush por ne nuk do jemi viktimat e ardhshme. Cojeni ku te doni por jo ketu.

Le ta lexojme:

11 Kështu mblodhën tërë pincat e Filistejve dhe u thanë: “Largojeni arkën e Perëndisë të Izraelit; ajo të kthehet në vendin e saj, që të mos shkaktojë vdekjen tonë dhe të popullit tonë!”.

1 Samueli 5:11a

Në fakt ishte përhapur një lemeri vdekjeprurëse në të gjithë qytetin, sepse dora e Perëndisë rëndonte shumë mbi të.

1 Samueli 5:11b

12 Ata që nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri në qiell.

Nese e vute re kam nenvizuar nje fjali qe perseritet shpesh ne kete kapitull. Fjalia eshte:

Dhe dora e Perendise rendonte mbi ta.

Fjala rendonte ose I rende ne hebraisht eshte “KABOD” qe eshte perkthyer zakonisht si lavdia. Ju e mbani mend heren e kaluar qe gruaja e Fineasit lindi nje femije dhe ia vuri emrin IKABOD – Lavdia u largua. Por fjala KABOD ka edhe kuptimin e rende megjithese eshte perkthyer lavdia. Pra cfare po thote shkrimi ketu me fjalen I rende dhe lavdi? Qe Perendia do e mbroje vete lavdine e Tij sepse lavdia e Tij nuk mund te sfidohet nga askush sepse Perendia eshte kampioni ne te gjithe universin. Perendia eshte I pashoq. Nuk mund te krahasohet me perendite e tjera.

Nje nder gjerat qe degjoj shpesh ne biseda me njerez te ndryshem eshte qe te gjitha fete jane njesoj. Qe ka nje Perendi por me emra te ndryshem. Por kjo histori qartazi na thote te kunderten. Perendia I vertete nuk eshte Dagoni qe Filistenjte adhuronin.

Nese nuk e di se kush eshte Perendia ne te vertete nuk do te dish ke te adhurosh. Do adhurosh Perendine e gabuar sic bene filistenjte.

Eshte interesante per mua te shoh qe edhe pse Filistenjte e pane qe Dagoni nuk mund te krahasohej me Perendine e vertete nuk na thuhet ketu qe ata u penduan dhe u gjunjezuan para Perendise se vertete. Perkundrazi kerkuan qe te largohej arka dhe ata te vazhdonin adhurimin e Dagonit ne menyren e tyre. Sot ka sa te duash njerez e vazhdojne dhe adhurojne perendi te rreme edhe nuk ka rendesi sepse keshtu kane bere edhe eterit e tyre dhe eteriet e eterve per gjenerata me rradhe.

Per ne si te krishtere duhet te kujtohemi qe te mos e nenvleresojme lavdine e Perendise ne jeten tone. Dhe e dini se kur e nenvleresojme? Kur e rreshtojme Ate perkrah idhujve te tjere ne jeten tone. Mendo per gjithe arritjet e tua ne jete, titujt qe mund te kesh marre, sukseset dhe gjithck tjeter qe bota mund ti quaj arritje te lavdishme mund te fillojne dhe te peshojne rende ne jeten tende dhe ne fund te dites te skllaverojne sepse mendon qe je dikushi pershkak te peshes e shtojne ne jeten tende. Fillon e mendon qe je me I lumtur, me I gezuar peshkak te tyre. por me kalimin e kohes do e shohesh qe jane thjesht nje humbes perkarshi lavdise se Perendise dhe ne fund te dites. Lutem qe sot do I pergjigjemi Fjales se Perendise dhe te vendosim qe do ndjekim lavdine e Perendise gjithe ditet e jetes sone. Sepse nuk ka asgje tjeter ne kete bote qe na e do te miren sic na e do Perendia.

Le te adhurojme Perendine tone lavdia e te cilit nuk mund te sfidohet. Perendia yne eshte I pashoq.

Lëri të shkojnë!

Lëri të shkojnë!

“Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët” 1 Gjonit 2:19

Çdo marrëdhënie në jetën tënde është për një arsye dhe një stinë. Përkushtimi yt ndaj familjes sate duhet të jetë për gjithë jetën; marrëdhëniet e tjera mund të kenë afate kohorë. Prandaj, kur dikush largohet, mos u përpiq që t’i bindësh për të qëndruar me ty, për të të dashur, për të të marrë në telefon, për të ardhur për të të parë apo për të qëndruar lidhur ngushtë me ty. Fati yt nuk është i lidhur me ata që largohen prej tej.

Gjoni shkruan: “Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët”.

Njerëzit largohen prej teje për shkak se nuk janë të lidhur me ty. Dhe nëse ata nuk janë të lidhur me ty, ti nuk duhet të përpiqesh që t’i bësh ata të qëndrojnë. Kjo nuk do të thotë se ata janë njerëz të këqij; thjesht do të thotë që pjesa e tyre në historinë tënde ka përfunduar.

Ti duhet ta kuptosh se kur një marrëdhënie merr fund dhe me hir t’i thuash ‘mirupafshim’, duke e ditur se cilatdo qofshin marrëdhëniet që Perëndia do që ti të kesh, Ai edhe do t’i sigurojë. Ndalo së luturi atyre që të qëndrojnë – lëri të shkojnë! Të kapesh pas një marrëdhënieje, stina e të cilës ka përfunduar, vetëm sa do të ta lëndojë zemrën. Pasi Loti u largua prej Abrahamit, ai hyri në një nivel të ri të bekimeve të Perëndisë.

Kur Orpah e la Naomin dhe u kthye në Moab, Ruthi qëndroi me të dhe si Naomi ashtu edhe Ruthi u bekuan prej Perëndisë. Ti duhet ta dish se kush i përket dhe kush nuk i përket jetës sate. Nëse po mbahesh tek dikush që nuk të përket dhe që nuk duhet të jetë pjesë e jetës tënde, fjala për ty sot është – lëri të shkojnë!

TË QËNDROSH ULUR APO TË SHËRBESH?

TË QËNDROSH ULUR APO TË SHËRBESH?

‘Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?’ Luka 22:27

Bota nderon pasurinë, pushtetin, talentin dhe famën. Dhe ndonjëherë e konsideron shërbimin si poshtërues. Por Jezusi përdori një matës tjetër kur Ai i pyeti dishepujt: ‘Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben?’. Më pas, Ai iu përgjigj pyetjes duke thënë: ‘E, pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben’. Pali tha se Jezusi
‘Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori’ Filipianëve 2:7.

Që të jesh një shërbëtor, ti duhet ta zbrasësh veten nga pasja e vetes në qendër dhe kjo kërkon që ti të vdesësh për veten.

Si të krishterë, neve na pëlqen që ta quajmë veten shërbëtorë, por si reagojmë kur na trajtojnë si të tillë? Në dhomën e sipërme dishepujt po kërkonin për një vend ku të uleshin që binte në sy, por Jezusi po kërkonte për një vend ku të shërbente! Ndërsa ata prisnin që t’u shërbehej, Ai mori një legen dhe ua lau këmbët e tyre të pista e me kallo. A mund ta imagjinosh se si u ndjenë ata? Bota e bazon rëndësinë tek numri i njerëzve që po të shërbejnë ty, por Perëndia është më shumë i interesuar në numrin e njerëzve që ti po u shërben. Ai i nderon ata që shërbejnë me vetëmohim, pa u ankuar apo kërkuar mirënjohje.

E vërteta është, se duhet më shumë karakter për t’u shërbyer të tjerëve se sa të qëndrosh i ulur duke pritur që të të shërbejnë.

Prandaj, ja ku vjen dhe pyetja: a je duke qëndruar më shumë ‘ulur’ apo je duke ‘shërbyer’ në këtë kohë? Nëse po, është koha që t’i kërkosh Perëndisë për një frymë jo egoiste dhe një zemër shërbëtori dhe të fillosh të kërkosh për mundësi që të shërbesh kudo ku Ai të ka vendosur. Pse? Sepse Jezusi jetoi që të shërbente dhe Fjala e Tij për ty është: ‘Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti’
Gjoni 15:20 .

Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Fitoi mbi 10 milionë euro në lotari, tani është punëtor qymyri

Një burrë anglez, i cili fitoi përpara 10 vitesh mbi 10 milionë euro në një lotari, sot është punëtor qymyri që paguhet 10 euro në orë, pasi nga fitimet e lotarisë nuk ka më asgjë.

Për “Mirror”, Michael Carroll ka thënë se e ka shpenzuar të gjithë pasurinë me pije, drogë dhe femra, në atë që e quan “periudha më e bukur” e jetës së tij.

“Nuk pendohem fare. Kam bërë qejf sa kam dashur. Nuk do të doja kurrë të ktheja kohën pas. Sot bëj një jetë të mirë, të lirë dhe jam më i lumtur”, tha Carroll.

Kur ishte 19 vjeç ai bleu për 1 euro biletën që e bëri miliarder dhe që i ndryshoi stilin e jetesës.

“Sa zgjohesha, thithja 3 viza kokainë dhe pija gjysmë shishe vodka. Pas kësaj, ngrihesha nga shtrati. U bëra i alkoolizuar. Kam shpenzuar shumë edhe me pushime ekstavagante”, thotë Carroll, i cili duhet thënë se rreth 5 milionë euro ua ka shpërndarë të afërmve të tij.

Të tjerat janë shpenzuar me blerjen e 3 shtëpive të mëdha dhe makinave sportive. Por, edhe me femra, pasi, sipas tij, ka fjetur me rreth 4000 femra gjatë kësaj periudhe.

Në vitin 2013 u shpall i falimentuar dhe nisi të jetonte me asistencë sociale. Sot, punon 7 ditë në javë me qymyr dhe jeton me qira në një apartament modest. Carroll vazhdon të blejë bileta loterie dhe thotë se nëse ka sërish fat, këtë radhë do të vazhdojë punën që ka në mënyrë që të qëndrojë larg telasheve.

Fjalet e pista

Fjalet e pista

«Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be» (Mt. 26:74).

Një peshkop po ecte vetëm në kopshtin e tij një ditë, duke përsiatur mbi aktivitetet e javës së kaluar. Kur i kaloi në mendje kujtimi i një incidenti të ngatërruar, ai lëshoi një varg pasthirrmash që ishin disi të kripura, të themi më të paktën. Një prej anëtarëve të famullisë, që po ecte në anën tjetër të murit të lartë të kopshtit, e dëgjoi gjuhën jo të përshtatshme për një meshtar dhe shfryu me mosbesim.

Ky ishte një rast i blasfemisë private – një sprovë dëshpëruese në jetën e shumë bijve të sinqertë të Perëndisë. Me qindra rënkojnë nën shtypjen e këtij zakoni të shëmtuar, duke kuptuar sa çnderuese është për Zotin dhe sa ndotëse është në jetën e vetë personit. Dhe të gjitha përpjekjet për ta lënë këtë zakon dalin të pafrytshme.

Fjalët e papëlqyera dalin zakonisht kur personi është vetëm (ose ai mendon se është vetëm) dhe kur gjendet nën tension nervor. Ndonjëherë ato janë shprehja e dëgjueshme e zemërimit të fshehur. Ndonjëherë ato u hapin rrugën ndjenjave të acarimit. Në rastin e peshkopit ato ishin reagimi i tij i natyrshëm ndaj turpit që të vë në siklet.

Por më e keqe se agonia e blasfemisë private është frika se një ditë fjalët do të bëhen publike pa rënë në sy. Ose kur jemi në gjumë. Ose kur jemi nën ndikimin e anestezisë në spital.

Ky zakon i vjetër iu kthye Pjetrit natën e gjyqit të Shpëtimtarit. Kur iu vu në pah se ishte një prej shoqëruesve të Jezusit nga Galileja, ai e mohoi këtë me mallkime dhe be (Mt. 26:74). Ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë në një gjendje të çlodhur, por tani ai ndodhej në rrezik dhe detyrim ekstrem dhe fjalët dolën me tërë lehtësinë e ditëve të tij para kthimit.

Pavarësisht nga qëllimet tona më të mira dhe rezolutat tona më të sinqerta, fjalët dalin para se të kemi një mundësi për të menduar. Ato na kapin krejt të papërgatitur.

A duhet të dëshpërohemi për të arritur ndonjëherë mposhtjen e këtij Goliathi në jetën tonë? Jo, kemi premtimin e fitores mbi këtë si mbi të gjitha tundimet e tjera (1 Kor. 10:13). Së pari, ne duhet ta rrëfejmë dhe braktisim mëkatin sa herë që biem. Më pas duhet t’i thërrasim Perëndisë që të vendosë një roje para buzëve tona. Ne duhet të kërkojmë fuqinë për t’iu përgjigjur rrethanave të pafavorshme të jetës me vetëpërmbajtje dhe qetësi. Ndonjëherë akti i rrëfimit të fajit te një besimtar tjetër ndihmon në thyerjen e zakonit të fortë. Së fundi, ne duhet të kujtojmë gjithnjë se, ndonëse të tjerët mund të mos na dëgjojnë në tokë, Ati ynë na dëgjon në qiell. Kujtimi i faktit se sa ofendim është për Të do të na shërbejë si një pengues i fuqishëm.

Kalvinisti – Poeme nga John Piper

Kalvinisti – Poeme nga John Piper

Shihe të gjunj’zuar,
lutet pa pushuar.
Ja, synimi i tij:
“Emrit Tënd – shenjt’ri!”

Para Fjalës rri
i qetë, me siguri,
zjarrin e ushqen
sa flaka e rrëmben.

Mbi librat e tij:
Pemë, me ujë përbri,
rrënja pi pa fund
sa dega jep fryt.

Ja, me laps në dorë:
Rreshtin shkroi, por
ndërron sërish mendim
nga Fjala në meditim.

Shihe, jashtë në botë,
kurthi s’e zë dot:
Të vërtetën çmon,
ethshëm e gjurmon.

Në rrugë, e shikon?
Njerëzit përgjëron,
qetë, me vlerësim:
“E njeh Mbretin tim?”

Debaton pa ngutur,
i sigurt, i patundur,
Fama që kërkon
është emri i Atit tonë.

Tek punon, e këqyr?
Plani u bë qyshkur.
Njeriut çdo dhunti
ia jep veç Ati i tij.

Në tryezë, shikoje,
lutet me mirënjohje
që në çdo shijim
të ndiejë Perëndin’.

Me fëmijën e vet
buzëqesh, e sheh?
Ka qeshur kurrë kaq fort,
i ulur kështu përtokë?

Me nusen e tij,
model për çdo njeri:
skenë vërtet hyjnore,
ajo, princeshë qiellore.

Gabon. Edhe rënkon.
“Një Zot ka”, e pranon.
“Po unë, çfarë jam vallë?
“Njeri e mëkatar”.

Shihe në vajtim.
“Të vij në pendim?”
“Po. Dhe pastaj shpall:
Veç për Tënden famë!”

Shih! Po adhuron.
Ky mëkatar këndon,
nga zjarri i pacak
shpëtuar nga një Gjak.

Sheh në breg matanë:
“Nga vjen ky oqean?”
“Nga Zoti Perëndi,
një gllënjkë dashuri”.

Ja, tani, në gjumë.
shih, po çlodhet shumë,
s’është meritë e tij,
as kur zgjuar rri.

Kur vdekja troket,
dëgjo se ç’fjalë flet
mes dhimbjes pa pushim:
“Fitore!” pëshpërin.

Pyetja Mahnitese