Bibla qe vazhdon te me shoqeroje

Bibla qe vazhdon te me shoqeroje

1 (1)Nje shoqes sime,kur ishim studente ,shoqet e dhomes i kishin dhuruar nje Bibel. Kur e pashe ,me kapak te zi ,e vogel dhe me shkronja te vogla ndjeva trishtim per te ,qe ne nje dite te vecante,shoqet qe merreshin me fene i dhuronin nje liber qe ju perkiste atyre.-` Po,keto qenkan keputur `,,i thashe dhe filluam te qeshnim te dyja.

Pas nje viti njoha njoha disa mike ,qe jetonin jeten me kaq pasion dhe gezim dhe lexonin Biblen. Vetem duke pare jeten e tyre ,fillova ti hedh nje sy ,por pas 17 viteve e kam bere fertele duke e lexuar dhe rilexuar. Ata, qe me njohin e dine ,qe une s`mund te jetoj pa lexuar,por asnje liber, asnje liber nuk me ka ndikuar si Bibla. E thjeshte ne dukje ,por me ka dhene zemer kur kam pasur nevoje per ngushellim,me ka treguar se ka fillim te fresket ,kur gjithshka perreth te thote s`ka me shprese ,me ka bere te skuqem kur kam qene krenare dhe plot zili per te tjeret ,Me ka bere te marre force kur isha krejt e hutuar, me ka treguar per dashurine kur nuk dija as si te doja veten time, me ka bere te shoh nje dore qe zgjatet drejt meje dhe te degjoj nje ze ,qe me thote ,-~vazhdo bija ime,Jemi bashke `Zeri i Atit tim ,Perendise sim.

Sot ,ndersa ,po e lexoja ,si nje femije ne heshtje me plot sinqeritet i thashe;-`Nuk do te ndroj me asgje Bibla ime` Kapakun ja kam zbukuruar me lule pranverore.